Cederfelt në konferencën e PD-së: Fuqizoni gratë dhe të rinjtë në vendimmarrje

Politikanja suedeze e Partisë së Moderuar, Margareta Cederfelt ka mbajtur fjalën e saj konferencën “Të bësh ndryshimin, nga influencues në vendimmarrës”, organizuar nga Partia Demokratike. Ajo u shpreh se është e rëndësishme që gratë dhe të rinjtë të marrin rol aktiv në vendimmarrje dhe theksoi rëndësinë e analizës së proceseve, për të kuptuar se çfarë ka funksionuar, çfarë jo, dhe si mund të përmirësohen përvojat në një fazë të dytë.

“Është e vështirë të them se nga ta nisni, sepse ajo që është e rëndësishme është që të filloni njëherë dhe të shihni se çfarë mund të bëni. Të llogarisni situatën përpara se të nisni, më pas të kuptoni situatën gjatë procesit dhe rezultatin, dhe këtë ta bëni të ditur. Gjithashtu, të bëni një vlerësim të asaj që keni bërë: çfarë nuk shkoi mirë, çfarë shkoi mirë dhe si mund ta çoni këtë përvojë në një fazë të dytë.

Suedia aktualisht po përfaqëson dhe po mbështet youth women, dhe një prej çështjeve që trajtohet është e drejta e grave për abort, kujdesi shëndetësor për trupin e tyre, kundër gjymtimit gjenital dhe për të drejtat e grave kundër përdhunimit. Këto janë ato çështje për të cilat po merremi. Këto janë çështje thelbësore që duan diskutim dhe janë tema që trajtohen në mbarë vendet. Shqipëria duhet të vendosë vetë se cilat janë çështjet më të rëndësishme që ka. Këtu jeni shumë gra, ka organizata të grave në partinë tuaj, jeni të përfaqësuara në Parlament dhe sigurisht ka shumë çështje që mund t’i trajtoni,” tha Margareta Cederfelt.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top