Ç’do ndodhë me bashkinë e Tiranës/ Zbulohen urdhrat e Ramës në mbledhjen e së hënës

Pas “furtunës” që preku disa bashki ku u dorëhoqën nënkryetarët, drejtorët dhe krerët e njësive administrative, radha i erdhi edhe Tiranës, Bashkisë më të madhe. Burime për BalkanWeb bëjnë të ditur se kryeministri Edi Rama ka kërkuar sot në mbledhjen që zhvilloi me drejtuesit politikë dhe ata vendorë të Qarkut, rifreskimin e Bashkisë së Tiranës.

Mësohet se kreu i qeverisë ka kërkuar hapjen e garës për nënkryetarët e rinj të bashkisë. Por nënkryetarët aktualë nuk janë përjashtuar. Detaji interesant është se pritet të caktohen 5 nënkryetarë të rinj. Këta të fundit do të kalojnë përmes një procesi seleksionimi me vlerësim bazë meritokracinë.

Por nga ana tjetër mësohet se reformimi nuk prek Anuela Ristanin e cila ushtron detyrën e Kryetares së Komanduar të Bashkisë së Tiranës. Ristanit mësohet se Rama i ka lënë detyrë dixhitalizimin e Bashkisë, si dhe drejtimin e punës për adoptimin e një strukturë të re organizative në Bashkinë Tiranë, e cila është konceptuar në bashkëpunim me Institutin “Tony Blair”, dhe që adoptohet edhe në bashki të tjera.

Përzgjedhja e nënkryetarëve të rinj do të bëhet nga një grup pune i cili kryesohet nga ministrat dhe deputetët e Qarkut të Tiranës, Blendi Gonxhja, Ogerta Manastirliu dhe Petrit Malaj. Këta do të zhvillojnë intervista me kandidatët për nënkryetarë.

Aktualisht, nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës janë Andi Seferi, Frida Pashako, Keti Luarasi dhe Jonida Halili. Gjatë takimit të sotëm është rënë dakord që nënkryetarëve në detyrë t’u krijohet hapësira në mënyrë që ata të riaspirojnë pozicionin, por me një platformë konkrete lidhur me vizionin e tyre sa i takon specifikave të administrimit të kryeqytetit. /Marrë nga Balban Web

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top