Çështja që përfshin Sporting Lisbona dhe Lille si protagonistë në marrëveshjen që transferoi Leao (atëherë 19 vjeç) në Francë në verën e vitit 2018 është rikthyer në aktualitet. CAS në fakt ka rihapur procedurat, me klubin portugez që kërkon një dëmshpërblim prej 45 milionë eurosh.
ÇËSHTJA LEAO, BETEJA LIGJORE ME SPORTING
Pas një seri seancash, të përfshira në kuadër të betejës ligjore të nisur nga Sporting, Lille i kishte paguar palës portugeze, me urdhër të FIFA-s, rreth 20 milionë euro si dëmshpërblim për transferimin e Leao.
ANKIMIMI NË CAS
Për këtë rast, Sporting apeloi në CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) në Lozanë, e cila rihapi çështjen dhe vendosi seancën për të martën më 26 mars.