Gjashtë gola në dhjetë ndeshje të kampionatit, tetë në trembëdhjetë në total duke përfshirë dopietën në Champions kundër Leipzigut. Ky është bilanci i fillimit të sezonit për Dusan Vlahovic, i cili, pavarësisht një ecurie të mirë në aspektin e golave, është lojtari më pak i përfshirë i Juventusit, siç theksoi opinionisti Fabio Caressa nga studiot e Sky Sport.
Caressa: “Vlahovic prek më pak topa se Perin dhe Di Gregorio”
“Edhe kundër Parmës humbi një rast të shkëlqyer – komentoi Caressa -. Të dhënat tregojnë se është lojtari më pak i përfshirë te Juventus, me numrin më të ulët të prekjes së topit (mesatarisht 23.1 në 90 minuta, më pak edhe se Perin dhe Di Gregorio) dhe të pasimeve të pranuara (mesatarisht 16.7 në 90 minuta, sërish më pak se Di Gregorio dhe Perin). Sa i përket pasimeve progresive në të tretën e fushës kundërshtare, ku duhet të jetë më ndikues, renditet i dhjeti me 4.1 pasime”.
#Caressa duro su #Vlahovic ️
"Tocca meno palloni di Perin e Di Gregorio! E’ il giocatore meno coinvolto nella Juventus" https://t.co/Gqj9j1ouFU— JuventusNews24.com (@junews24com) October 31, 2024
“Pjesëmarrje e dobët në lojë”
“Për më tepër, pasimet e realizuara janë zvogëluar ndjeshëm në krahasim me sezonin e kaluar, për shkak të pjesëmarrjes së tij të dobët në lojë. Pavarësisht se ka shënuar, shifrat tregojnë që Vlahovic është lojtari më pak i përfshirë te Juventus”.