Cardi B fejohet fshehurazi me Stefon Diggs?

Cardi B po i prezanton me krenari fansave djalin e saj të porsalindur, ndërsa njëkohësisht po ndez spekulimet për një fejesë me partnerin e saj, Stefon Diggs, falë një unaze që u vu re në dorën e saj.

Reperja fituese e Grammy publikoi të mërkurën disa foto të ëmbla ku shfaqet me foshnjën, emrin e të cilit ende nuk e ka zbuluar. Në përshkrim, Cardi B zbuloi datën e lindjes së bebushit: “11/4 ”.

Në foton e fundit, vëmendjen e ndjekësve e tërhoqi unaza që Cardi mbante në dorën e majtë teksa prekte foshnjën, i cili ishte i mbështjellë me një batanije të New England Patriots. Reperja shfaqej me një unazë argjendi me diamant — mjaftueshëm për të ndezur thashethemet për një fejesë të mundshme.

“E pashë unazën në dorën tënde, Cardi! Na thuaj edhe emrin e bebushit,” shkroi një fanse, ndërsa të tjerë pyetën nëse kjo ishte një konfirmim i një fejese me Diggs.

Cardi B është ende e martuar ligjërisht me reperin Offset, me të cilin ka tre fëmijë: Kulture, 7 vjeçe; Wave, 3 vjeç; dhe Blossom, 1 vjeçe. Çifti u nda zyrtarisht në vitin 2024 pas viteve të thashethemeve për tradhti.

Pas ndarjes nga Offset, Cardi B u lidh me Stefon Diggs. Dyshja u panë për herë të parë së bashku në shkurt dhe e konfirmuan romancën në maj gjatë një ndeshjeje të Knicks, ku u shfaqën dorë për dore. Në shtator, reperja zbuloi se ishte në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

Diggs është gjithashtu baba i dy fëmijëve të tjerë. Kohët e fundit, një test atësie konfirmoi se ai është babai i foshnjës së modeles në Instagram, Aileen Lopera.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top