Capital T, përtej muzikës komentohet edhe për jetën private.
Reperi është njëri ndër emrat më të pëlqyer në estradë.
Ai është në përgaditje të koncertit “Time Capsule” në Prishtinë, i cili pritet të mbahet me 11 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”.
I ftuar së fundmi në “Pushime On Top”, reperi ka folur mes tjerash edhe për jetën private.
Ndërsa u pyet nga moderatorja Lei Kraja se si i ka punët me zemër, artisti theksoi se dëshiron të vazhdojë në këtë mënyrë.
“Jam rehat, i stabilizuar… Dua të vazhdojë kështu, të mos ndryshojë…”, u shpreh ai.
Ai është përfolur shumë për një lidhje me Adrola Dushin, por që nuk është konfirmuar asnjëherë nga dyshja.