Cameron Diaz bëhet nënë për herë të tretë

Cameron Diaz dhe Benji Madden janë bërë prindër për herë të tretë

Lajmin e ndau vetë Benji Madden përmes një postimi në Instagram të hënën, më 4 maj.

Këngëtari publikoi një ilustrim të një anije pirate me mbishkrimin “Nautas Madden”, duke zbuluar edhe emrin e veçantë të djalit të tyre të porsalindur.

“Cameron dhe unë jemi të lumtur, të emocionuar dhe ndihemi shumë të bekuar të njoftojmë lindjen e fëmijës tonë të tretë, Nautas Madden. Mirë se erdhe në botë, bir!!”, shkroi ai në përshkrim.

Përveç ilustrimit të anijes, Madden ndau edhe disa vizatime të tjera simbolike, si një zog kardinal dhe një bimë në vazo.

View this post on Instagram

“E duam jetën me familjen tonë – fëmijët tanë janë të shëndetshëm dhe të lumtur, dhe ne jemi mirënjohës! Po kalojmë shumë bukur”, shtoi ai.

Çifti, i njohur për privatësinë e tyre, rrallë ndajnë detaje apo foto të fëmijëve në publik. Ata janë gjithashtu prindër të vajzës Raddix Wildflower Madden (6 vjeç) dhe djalit Cardinal Madden (2 vjeç).

Pas lindjes së fëmijës së tyre të dytë në vitin 2024, burime pranë çiftit kishin deklaruar se ata ndiheshin “jashtëzakonisht me fat” dhe se gjithmonë kishin dëshiruar të kishin më shumë se një fëmijë.

Ndërkohë, Cameron Diaz ka folur hapur në intervista për përvojën e mëmësisë në një moshë më të madhe, duke theksuar se ishte një vendim i ndërgjegjshëm dhe shumë i rëndësishëm për jetën e saj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top