Callum Turner kryeson garën për James Bond?

Aktori britanik Callum Turner, i njohur për rolet e tij në Fantastic Beasts, The Boys in the Boat, Green Room dhe filma të tjerë të suksesshëm, po shihet gjithnjë e më shumë si kandidati kryesor për të marrë rolin ikonik të James Bond.”

Sipas The Standard, një burim ka zbuluar se aktori 35-vjeçar është futur fuqishëm në garë pas rolit të tij të ri në komedinë romantike të A24, Eternity, ku luan përkrah Elizabeth Olsen dhe Miles Teller.

John Hill nga kompania Coral tha:
“Jemi befasuar nga mbështetja e madhe për Callum Turner në 24 orët e fundit. Ai tani është favorit absolut për rolin e Bond-it.”

Pavarësisht se Turner kryeson listën e basteve, në garë janë edhe aktorët Aaron Taylor-Johnson, Henry Cavill dhe disa të tjerë. Megjithatë, ekipi i filmit kërkon një aktor në mesin e të 20-ave deri në fillim të 30-ave, çka i jep Turner-it një avantazh.

Në shtator, Deadline raportoi se regjisori Denis Villeneuve është në kërkim të një “fytyre të re” për filmin Bond 26.
Raporti thekson gjithashtu se James Bond do të mbetet burrë, sipas vizionit të Ian Fleming, dhe duhet të jetë nga Ishujt Britanikë. Po ashtu, filmi i ri nuk do të vazhdojë ngjarjet e No Time to Die (2021), por do të jetë një riboot i plotë i historisë së agjentit të famshëm.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top