Calhanoglu dëmtohet, buzëqesh Asllani: turku humbet Atalantën e Genoa, hapen dyert për shqiptarin

Një motiv shqetësimi për Inter mes festës për fitoren e shtatë radhazi në kampionat. E gjitha lidhet me gjendjen fizike të Hakan Calhanoglu. Gjatë seancës stërvitore në Appiano, mesfushori turk pësoi një dëmtim në aduktor, por gjithsesi udhëtoi me skuadrën drejt Leçes, duke qëndruar në stol gjatë gjithë ndeshjes. Analizat që iu nënshtrua sot folën për një “lodhje të lehtë muskulore në aduktorin e gjatë të kofshës së djathtë”. Calhanoglu do të rivlerësohet në ditët në vijim, ndaj do të humbasë rikuperimin e së mërkurës ndaj Atalantës dhe ndeshjen e së hënës, më 4 mars, në shtëpi kundër Genoa.

Synimi për mesfushorin është të kthejnë në 100% për transfertën e Madridit më 13 mars në ndeshjen e dytë të 1/8 të Champions kundër Atletico. Turku ndoshta mund të fitojë një thirrje për në Bolonja (më 9 mars). Me pak fjalë, kohë të ngjashme kthimi me ato të shpresuara për Marcus Thuram.

SHANSI I ASLLANIT
Për Kristjan Asllanin, pra, të paktën edhe dy ndeshje të tjera si titullar në mesin e fushës për të komanduar skuadrën. Mesfushori i kombëtares shqiptare tregoi në Lecce se ndihet mire mes Mkhitaryan dhe Frattesi (asist për golin e parë të Lautaros, që zhbllokoi ndeshjen). Megjithëse të mërkurën Barella pothuajse me siguri do të jetë në vend të ish-lojtarit të Sassuolos.

Lexo më tej: De Rossi i shkel ‘syrin’ mesfushorit kuqezi: “Frattesi e Asllani do ishin titullarë kudo”

Për sa i përket Calhanoglu, situata po evoluon. Disa ditë pushim para kryerjes së analizave të reja, me shpresën për të marrë lajme të mira nga dëmtimi i kofshës së djathtë. Ai me siguri do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të kampionatit, por do të përpiqet të jetë kundër Bolonjës. Ndoshta duke bërë disa minuta në pjesën e dytë si zëvendësues, për t’u rikthyer në formacionin fillestar në Cívitas Metropolitano.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top