Bylykbashi: Shqipëria po zbrazet pasi është krijuar një sistem pandëshkueshmërie

Në një takim me strukturat dhe simpatizantët e PD në qarkun e Gjirokastrës, nën kryetari i PD, Oerd Bylykbashi është shprehur se nëse të jesh demokrat në Durrës ose Tiranë është e më pak e vështirë se sa të jesh demokrat në Gjirokastër.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Bylykbashi gjithashtu nënvizoi se një ndër arsyet se pse Shqipëria po zbrazet është pasi në vend është krijuar një sistem pandëshkueshmërie.

Ne jemi në një situatë shumë të vështirë, rrezik e cila mund të çojë në një kolaps më të rëndë të të gjithë asaj që kemi menduar që do të krijimin, qëllimin e kësaj partie për të cilën u ngrit.

Të gjitha arritjet e jashtëzakonshme që arriti qeverisja e PD sot po kthehen në një fasadë pasi ky regjim hibrid është më i rrezikshëm se ai që kemi lënë 34 vite më para.

Fakti që është hibrid, tinëzar shpesh herës po tolerohet.

Është detyra jonë që të zgjojmë njerëzit për këtë rrezik që po na kanoset, Shqipëria po zbrazet pasi është krijuar një sistem pandëshkueshmërie.
Ata janë të gatshëm të firmosin, të hanë dardhat dhe kumbullat pasi janë ideuar nga Rama për të vjedhur dhe pasi të bëjn disa ditë burg të shijojnë milionat e vjedhura.

Nesh është e lehtë të jesh demokrat në Tiranë Durrës këtu tek ju është shumë e vështirë pasi jeni rrethuar nga një makineri shumë herë më e fortë se në pjesët e tjera të Shqipërisë.

Ne bëmë një betejë politike për disa muaj dhe çojë në bashkimin e grupit parlamentar të PD, dhe misioni ynë është të bashkojmë të gjithë demokratë që të korrim fitoren në zgjedhjet e ardhshme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top