Bylis nxjerr Partizanin nga Final 4 e shkon 1 pikë nga shpëtimi: Tirana në rrezik

Java e 35 e Abissnet Superiore ka dhuruar rezultate të befasishme dhe që komplikojnë shumë situatën përpara javës së fundit të kampionatit. Bylis ka mposhtur 1-0 Partizanin dhe e ka nxjerrë jashtë zonës Final 4, të marrë tani nga Elbasani pas 1-1 me Vllazninë. Shkodranët janë të dytët pas humbjes së Dinamos në Lac, që duhet të fitojë edhe javën e fundit për të shpresuar një shpëtim in-extremis. Tirana humbet në shtëpi me Teutën, por një fitore në javën e fundit e kalon mbi Bylis, nëse skuadra e Mezanit nuk merr të pë paktën një pikë në Korcë.

Laçi 1-0 Dinamo – Kurbinasit triumfojnë dhe mbajnë gjallë shpresat për mbijetesë
Në sfidën e javës së 35-të të Kategorisë Superiore, Laçi arriti një fitore tepër të rëndësishme ndaj Dinamos me rezultatin minimal 1-0. Goli që vulosi fatin e ndeshjes u realizua në minutën e 77-të nga braziliani Uilliam Kordeiro Melo, i cili me një goditje të befasishme mposhti portierin Teqja. Me këtë sukses, skuadra kurbinase mbetet në garë për të shmangur rënien nga kategoria, ndërkohë që gjithçka do të vendoset në javën e fundit të kampionatit. Ndërkohë, Dinamo pas kësaj humbjeje të papritur zbret në vendin e tretë të renditjes, duke vështirësuar pozitat në garën për një vend në Final Four.

Elbasani 1-1 Vllaznia – Barazim me shumë vlerë për të dyja skuadrat
Në “Elbasan Arena”, Elbasani dhe Vllaznia ndanë nga një pikë në një ndeshje që përfundoi me rezultatin 1-1, por që në fund u konsiderua pozitive për të dyja palët. Edhe pse ishin vendasit që dominuan më shumë në aspektin territorial, ishte skuadra shkodrane që kaloi e para në avantazh me golin e Armando Balajt në fillim të pjesës së dytë. Elbasani reagoi shpejt dhe barazoi shifrat me Gjonin, duke siguruar një pikë të rëndësishme. Në minutat e fundit, të dy skuadrat preferuan të administronin rezultatin, në pritje edhe të rezultateve nga ndeshjet e tjera. Ky barazim i ngjit verdheblutë në vendin e katërt dhe i çon shkodranët në vendin e dytë, duke i afruar më shumë me arritjen e objektivave sezonalë.

Egnatia 0-0 Skënderbeu – Asnjë gol, por shumë emocione në Rrogozhinë
Dueli mes Egnatias dhe Skënderbeut, i vlefshëm për javën e parafundit, u mbyll pa gola, por jo pa emocione. Të dy skuadrat prodhuan raste të rrezikshme për të zhbllokuar rezultatin, por mungoi konkretizimi. Portieri i Skënderbeut, Marko Alia, u shfaq si protagonist absolut duke bërë disa pritje vendimtare dhe duke mbajtur të paprekur portën e tij. Nga ana tjetër, sulmuesi egjiptian i korçarëve, Nasr, humbi dy mundësi të pastra për të shënuar. Tashmë, gjithçka në lidhje me mbijetesën për Skënderbeun do të vendoset në javën e fundit, ku ata do të luajnë një ndeshje vendimtare në shtëpi ndaj Bylisit.

Bylis 1-0 Partizani – Roveshiatë e artë dhe një tjetër shuplakë për “demat”
Në një ndeshje që pritej me shumë interes, Bylisi arriti një fitore të madhe ndaj Partizanit me rezultatin 1-0, duke dhënë një tjetër goditje për të kuqtë e kryeqytetit. Goli i vetëm i takimit erdhi nga Përndreca, i cili shënoi me një roveshatë spektakolare, duke mbajtur gjallë shpresat e mbijetesës për ballshiotët. Kjo ishte disfata e tretë e sezonit për Partizanin përballë Bylisit dhe një humbje që i del jashtë Final Four, pasi tashmë Elbasani ka përparësi në përballjet direkte. Bylisi ngjitet në kuotën e 39 pikëve dhe për momentin ndodhet jashtë zonës së rënies.

Tirana 0-1 Teuta – Durrsakët sigurojnë qëndrimin në elitë, bardheblutë në rrezik
Teuta arriti një fitore me shumë peshë në transfertë, duke mposhtur Tiranën me rezultatin minimal 1-0 në “Air Albania”. Skuadra durrsake e gjeti golin e fitores në minutën e 80-të me anë të Beshirajt, i cili doli hero në një ndeshje ku mbrojtjet dominuan për pjesën më të madhe të kohës. Tirana pati një shans të artë për të kaluar në avantazh më herët, por Zharmuni gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 69-të. Me këtë triumf, Teuta siguron matematikisht mbijetesën dhe pjesëmarrjen në Superiore edhe sezonin e ardhshëm. Ndërsa bardheblutë e Tiranës do ta mësojnë fatin e tyre në javën e fundit, ku një tjetër hap fals mund t’i kushtojë shumë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top