Buzëqesh Vllaznia, Gruda dënon ish-skuadrën e tij: sulmuesi nuk feston, por fundos Teutën

Më në fund një fitore. Vllaznia mund të marrë frymë lehtësisht, pas një momenti delikat. Kuqeblutë e teknikut Qatip Osmani kanë mposhtur 0-1 Teutën në “Niko Dovana”, në sfidën e fundit të javës së 14 të Superiores. Vendosi Ildi Gruda, me golin e rëndë të ish-it. Sulmuesi nuk festoi për respekt të tifozerisë që deri sezonin e kaluar e mbështeste, por ndërkohë Teuta është e fundit.

As koha që Martini të kuptonte nëse strategjia e tij mund të funksionionte, sepse Ildi Gruda e ndëshkoi. Në minutën e 4’, ish-sulmuesi i Teutës shënoi golin e shpejtë, që e bëri rrugën të tatëpjetë për shkodranët. Një gol vrastar edhe për moralin e kundërshtarëve, që nuk arritën dot të reagonin. Në fakt, u duk se rezultatin e fillimit e pranuan pa probleme të dy skuadrat, që nuk është se bënë shumë. E kuptueshme për shkodranët që po fitonin, por e pafalshme për durrsakët që kanë vetëm një pikë në 5 ndeshjet e fundit.

 

Kuqeblutë provuan disi shumë për të gjetur golin e dytë, ndërsa durrsakët ishin larg pritshmërive. Edhe në pjesën e dytë nuk ndodhi pothuaj asgjë, përvec ndonjë rasti sporadik. Kështu Vllaznia largohet nga zona e ftohtë e mbijetesës, duke u ngjitur në vendin e pestë me 17 pikë. Final Four tani është vetëm një distancë larg, ndërsa Teuta mbetet e fundit me 12 pikë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top