Butrinti dhe Alba ndezin rrjetin me spekulime pas fotos bashkë në bikini

Butrint Imeri dhe modelja Alba Vukaj po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e publikut, jo vetëm për bashkëpunimin e tyre artistik, por edhe për afërsinë që po shfaqin në rrjete sociale.

 


Së fundmi, këngëtari ka ndarë një postim që ka shtuar edhe më shumë dyshimet për një lidhje më të ngushtë. Në një foto të publikuar në “story”, Butrinti shihet në shoqërinë e Albes, ndërsa e quan “E bukura dhe Bisha”, një referencë romantike dhe simbolike që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

 

Kujtojmë se Butrinti dhe Alba kanë bashkëpunuar së fundmi në një projekt muzikor, ku modelja luan rolin kryesor në videoklipin e këngës të artistit

 

Mbetet për t’u parë nëse kjo miqësi do të marrë një tjetër drejtim, por një gjë është e sigurt se Butrinti dhe Alba po i bëjnë ndjekësit të flasin.

Butrinti para disa javësh publikoi fotografi me të dashurën turke, por s’dihet nëse ende është apo jo në lidhje.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top