Burri i Dua Lipës, favorit për ta luajtur James Bondin – i nënshtrohet provës filmike

Aktori britanik Callum Turner është ndër favoritët për ta marrë rolin e agjentit 007, James Bond, dhe të premten i është nënshtruar një prove filmike para producentëve në Berkshire të Anglisë.

Turner, 36 vjeç, i njohur nga filmat “Fantastic Beasts” dhe “Emma”, është bashkëshorti i këngëtares shqiptare Dua Lipa. Ai është njëri nga katër aktorët që kanë arritur në fazën përfundimtare të përzgjedhjes për të zëvendësuar Daniel Craigun.

Në garë përmenden edhe Jack Lowden, Josh O’Connor dhe aktori australian Jacob Elordi. Provat filmike pritet të vazhdojnë gjatë fundjavës, raporton Daily Mail.

Sipas producentes Amy Pascal, vendimi për aktorin e ri mund të merret deri në fund të vitit, ndërsa xhirimet e filmit të ri, nën regjinë e Denis Villeneuve, mund të nisin në vitin 2027.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top