Burgoset politikani i njohur në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Gani Geci është ndaluar për 48 orë, pasi është intervistuar lidhur me dyshimet për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është regjistruar më 11 tetor në Prishtinë, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është kryer më 13 tetor 2026.

Pas marrjes në pyetje, prokurori kompetent ka vendosur që Gecit t’i caktohet masa e ndalimit policor për 48 orë. Rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të kanosjes.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top