Kryeministri bullgar, Rumen Radev tha të mërkurën se foli me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në telefon dhe ngriti çështjen e udhëtimit pa viza për shtetasit bullgarë në SHBA.
“Në bisedën time me presidentin amerikan, ngrita me këmbëngulje çështjen e heqjes së vizave të SHBA-së për qytetarët bullgarë dhe pres që kjo çështje të shqyrtohet urgjentisht”, tha Radev para se të kryesonte një mbledhje të kabinetit. Që kur Bullgaria u bashkua me BE-në, çështja e udhëtimit pa viza në SHBA ka qenë një përparësi për diplomacinë bullgare.
Ministria e Jashtme bullgare një vit më pare nisi një fushatë informuese me aktoren bullgare Maria Bakalova e cila prej vitesh është zhvendosur në Hollivud nën sloganin “Nuk keni nevojë për një Oskar për të marrë një vizë për në SHBA”.