Bujar Spahiu rizgjidhet në krye të Komunitetit Mysliman me 82 vota

Kreu i Komunitetit Mysliman do të vazhdojë të jetë Bujar Spahiu. Ai u rizgjodh me 82 vota për një mandat të dytë dhe në fund të procesit të zgjedhjeve ka mbajtur një fjalim para besimtarëve në ambjentet e komunitetit.

“Ridhënia e besimit nga ana juaj pas një mandati, tregon se pritshmëritë tuaja mbeten shumë të larta.
Do të mundohem të jem shërbëtor i parimeve më të larta të fesë. Do ndjek rrugën dhe moralin më të lartë të profetit Muhamed me devocion dhe përkushtim. Do vazhdoj të dëgjoj kritikat e sinqerta ndaj meje dhe institucionit të Komunitetit Mysliman që është shembull në respektimin e lirisë së shprehjes dhe mendimit. Përfaqëson të gjithë myslimanët në republikën e Shqipërisë” ka thënë Spahiu.

Kreu i rizgjedhur i Komunitetit Mysliman i është drejtuar edhe me një mesazh protestuesve që kanë kundërshtuar atë që e quajnë uzurpim të institucionit nga gylenistët.

“Kam qenë do jem i hapur ndaj kritikave konstruktive dhe i inkurajoj t’i shprehin lirisht. Cilido prej jush do gjejë tek institucioni një atmosferë të lirë të shprehjes deri në masën që i shërben qëllimit dhe misionit tonë. Por institucioni nuk do të ngurrojë të ndjekë rrugët ligjorë ndaj kujtdo që nxit urrejtje pa fakte mes besimtarëve. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të vazhdojë të jetë vazhdues i traditës. Ne kemi qenë faktor stabiliteti, paqeje dhe mirëkupitmi. Kemi ruajtur dhe do ta ruajmë këtë traditë” u shpreh Spahiu.

Rizgjedhja e Spahiut u kontestua nga disa shoqata myslimanësh që dolën në protestë me thirrjet “Gylenistë nuk ju duam”. Ndërkohë dy javë më parë, kryeministri Edi Rama ishte në Turqi ku presidenti Erdogan i kërkoi largimin e anëtarëve të organizatës FETO, që Turqia e ka shpallur organizatë terroriste.

 

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top