“Bufi plak?”/ Berisha: Vitet e mia janë bio, Rama ngjan si gjyshi i Gramoz Ruçit

Kryedemokrati Sali Berisha ironizoi kryeministrin Edi Rama, në fjalën e tij në mitingun që çeli fushatën e PD-s për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në përgjigje të komenteve të Ramës, që vazhdimisht e cilëson ‘bufi plak’, Berisha tha se vitet “forca e burrit matet me dashurinë dhe pasionin që ka për të ndihmuar shoqërinë, kombin, vendin e tij”. Vetë tha se është bio, ndërsa kryeministrin e krahasoi me gjyshin e Gramoz Ruçit.

“Edvin, vitet e Sali Berishës janë që të gjitha bio. Edvin, me atë vetting për të cilin mund të them se nder më bëre, u tregove shqiptarëve se ku qëndron forca e pathyeshme e Sali Berishës.

Sa i përket moshës, ju garantoj se ai, s’e keni njohur ju, por unë e mbaj mend, ngjet jo me Gramozin, por me gjyshin e Gramoz Ruçit. Nuk e di ti, se ti vjedh gjithë ditën, por forca e burrit matet me dashurinë dhe pasionin që ka për të ndihmuar shoqërinë, kombin, vendin e tij” – tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top