Bruno Fernandes i irrituar nga pyetja e gazetarit spanjoll: “I njeh rregullat ti?”

Manchester United ka mposhtur 3-0 Athletic Club në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Europa League dhe ka hedhur një hap të madh drejt finales. Ndeshja në Bilbao ka qenë në qendër të shumë polemikave dhe episodi që ka ngjallur më shumë diskutime ka qenë ai që çoi në përjashtimin me karton të kuq të Vivian për faull ndaj Højlund, që solli gjithashtu një penallti për Red Devils. Pas ndeshjes, një gazetar spanjoll i bëri pyetje Bruno Fernandes nëse për të gjykimi kishte qenë i drejtë dhe nëse kishte penallti, por kapiteni i United u përgjigj i irrituar: “Ti mendon se nuk ishte penallti? I njeh rregullat? Tani do të t’i shpjegoj…”

Skuadra e Ruben Amorim e ka mbyllur ndeshjen me një fitore të pastër 3-0, falë golit të Casemiro që hapi takimin dhe dopietës së Bruno Fernandes përpara pushimit.

Bruno Fernandes i irrituar nga pyetja e një gazetari: “I njeh rregullat?”
Athletic Club protestoi në mënyrë të zjarrtë pas vendimit të arbitrit norvegjez Espen Eskas dhe ishte episodi që ndryshoi ecurinë e ndeshjes, pasi në inferioritet numerik, baskët nuk arritën më të përballonin anglezët. Në përfundim të takimit, Bruno Fernandes pati një shkëmbim të shkurtër fjalësh me një gazetar spanjoll, i cili menjëherë solli në diskutim gjykimin dhe padrejtësitë e supozuara që Athletic kishte pësuar.

Mesfushori portugez, mjaft i irrituar nga kjo pyetje, nuk hezitoi të shprehte mendimin e tij: “Mendon se nuk ishte penallti? Pse nuk ishte karton i kuq? I njeh rregullat? Lëre të ta shpjegoj… Nëse përpiqesh të bësh një ndërhyrje me këmbë, merr karton të verdhë. Duke qenë se shtyn me duar, duhet të jetë karton i kuq”.

Gazetari nguli këmbë se Alejandro Garnacho kishte bërë faull me dorë në fillim të aksionit, që nuk u sinjalizua nga arbitri, dhe se penalltia dhe përjashtimi i mëvonshëm i lojtarit spanjoll duhej të ishin anuluar; por Bruno Fernandes u përgjigj: “Nuk e pashë, por ka edhe një penallti ndaj Garnacho që nuk u dha.”

Për të përmbyllur fjalën e tij, mesfushori luzitan shtoi: “Mendoj se të flasësh për arbitrin është një zakon në Spanjë dhe Portugali, por unë jam në Angli dhe kam ndryshuar mendim që prej kohësh. Arbitrat janë si ne; bëjnë gabime, por nuk mendoj se kanë bërë një sot”

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top