Brooklyn Beckham thyen heshtjen për grindjen familjare

 

Brooklyn Beckham nuk është prekur aspak nga lajmet që kanë përfshirë familjen e tij kohët e fundit.

“Gjithmonë do të ketë njerëz që flasin negativisht, por unë kam një grua shumë mbështetëse,” tha fotografi për Daily Mail të mërkurën, duke iu referuar Nicola Peltz Beckham.

“Unë dhe ajo thjesht bëjmë punën tonë, qëndrojmë të qetë dhe jemi të lumtur. Gjithmonë do të ketë njerëz që thonë gjëra pa kuptim,” shtoi ai.

I pyetur për këto thashetheme gjatë Ryder Cup, një garë e famshme në golf midis Evropës dhe SHBA-së, Brooklyn tha: “Unë thjesht përpiqem të luaj golf me shokët dhe të kaloj mirë.”

Brooklyn po ashtu tregoi se së shpejti do të kthehet në Los Angeles për t’u rikthyer pranë gruas së tij, Nicola, dhe katër qenve të tyre.

“E lashë gruan time vetëm me qenushët, ndaj duhet të kthehem t’i ndihmoj dhe pastaj të kthehem në punë,” u shpreh Beckham.

Gjatë periudhës së ndarjes nga familja e tij, Brooklyn është afruar më shumë me familjen e Nicola Peltz Beckham, përfshirë miliarderin Nelson Peltz dhe bashkëshorten e tij Claudia.

Sipas raportimeve të mëparshme, tensionet në familjen Beckham filluan që nga prill, kur Brooklyn debatoi me Romeon për shkak të lidhjes së këtij të fundit me Kim Turnbull, ish-partnerja e Brooklyn.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top