Brooklyn Beckham bllokon të gjithë familjen në rrjete sociale,

Brooklyn Beckham thuhet se ka bllokuar të gjithë familjen e tij në rrjetet sociale.

Sipas raportimeve të medias britanike, pretendimi është bërë publik nga vëllai i tij, Cruz Beckham, i cili ka deklaruar se Brooklyn i ka bllokuar të gjithë papritur në Instagram.

U zgjuam dhe pamë qe ishim të bllokuar në Instagram. Edhe unë po ashtu,” është shprehur ai.

Burime pranë familjes thonë se marrëdhëniet kanë qenë të tensionuara prej muajsh. Brooklyn mungoi si në 50-vjetorin e babait të tij, ashtu edhe në ceremoninë kur David Beckham u nderua me titullin Sir.

Përçarja, sipas burimeve, ka nisur kur David dhe Victoria zbuluan se nuk ishin ftuar në ceremoninë e rinovimit të betimeve martesore të Brooklyn me bashkëshorten e tij, Nicola Peltz.

Brooklyn nuk është fotografuar me familjen e tij që prej Krishtlindjeve të fundit. Ndërkohë, tensionet mes tij dhe Cruz thuhet se janë bërë aq serioze, sa ky i fundit kontrollonte paraprakisht nëse Brooklyn ndodhej në vende publike për ta shmangur.

Megjithatë, një burim i afërt me familjen Beckham i ka quajtur raportimet për një “luftë familjare” të ekzagjeruara, duke theksuar se:

David dhe Victoria do ta mbështesin gjithmonë Brooklyn-in, kurdoherë që ai të ketë nevojë.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top