Broja te Everton në limitin e merkatos, prapaskenat e transferimit të sulmuesit

Armando Broja finalizoi në orët e fundit të merkatos së verës transferimin e tij nga Chelsea te Evertoni në formën e huazimit.

Dhe sipas asaj që shkruan “The Athletic” së fundmi, futbollisti ka kaluar orë të ethshme para nënshkrimit të marrëveshjes mes palëve.

Portali i njohur ka siguruar dëshmi nga një person brenda stafit drejtues të Chelseat, i cili ka shpjeguar çfarë ka ndodhur në klubin londinez në ditën e fundit të merkatos, kur u bënë lëvizje të shumta në orët e mbylljes.

“Sulmuesi Armando Broja do të kishte shkuar te Ipswich Town i sapongjitur në një marrëveshje huazimi që përfshinte detyrimin për ta blerë për 30 milionë paund. Megjithatë, një dëmtim në këmbë i pësuar gjatë stërvitjes me ekipin e lojtarëve të lënë jashtë, ngriti dyshime gjatë testeve mjekësore dhe Ipswich përfundoi duke u tërhequr.

Me asnjë lëvizje në horizont dhe duke iu frikësuar perspektivës të mosaktivizimit deri në janar, Broja kontaktoi klubin kur kishin mbetur pak orë deri në mbylljen e merkatos dhe i nxiti që të gjenin një zgjidhje, duke u thënë se dëshironte të largohej.

Pas një viti bashkëjetesë, Armando Broja i jep fund lidhjes me influenceren angleze?
Operacioni “in-extremis”/ Broja tek Everton, detajet e transferimit
Chelsea ra dakord dhe siguroi një huazim te Evertoni, një klub që kishte shfaqur interes në firmën me të që vitin e kaluar. Por për shkak të vonesës së kësaj marrëveshje, Evertoni ishte në gjendje që ta merrte me kushte të favorshme, pa asnjë pagesë huazimi dhe vetëm një opsion transferimi për 30 milionë paund, pa detyrim. Ata gjithashtu nuk kanë pse kontribuojnë për rrogat e tij te Chelsea derisa të jetë përsëri në formë.

Profili i lartë i lojtarëve të lënë jashtë planeve nga Çelsi bëri që shumë klube me dashje të pritnin deri në fundin e dritares së merkatos që të bënin lëvizjen e tyre”. shkruhet në artikullin e “The Athletic”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top