Broja, i pafat apo i brishtë? Historia e dëmtimeve të yllit të munguar të Shqipërisë

I pafat apo i brishtë? Ndoshta të dyja bashkë, por Broja po sheh t’i kompromentohet një karrierë që u duk më shumë se premtuese e që po humb besueshmërinë edhe në ato klube të rëndësishme që kishin menduar për të, duke qenë një mundësi e madhe, për të ndryshuar fatet e sulmuesit më me kualitet të Kombëtares. Dëmtimi ishte shumë më i rëndë se sa mendohej e tani aventura te Everton për Armando Brojën mund të quhet e përfunduar.

Broja duhet të qendrojë jashtë për 10 deri në 12 javë
Ai iu bashkua Everton në huazim këtë verë, duke u rikuperuar nga një dëmtim i mëparshëm, kaloi muaj duke u rikthyer, debutoi, pësoi një tjetër dëmtim, u rikuperua dhe luajti 25 minuta kundër Peterborough këtë fundjavë në FA Cup. Ai u përplas nga një ndërhyrje, ra keq dhe lëndoi kyçin e këmbës.

Duheshin disa ditë për të marrë rezultatet e skanimit, dhe përditësimi fillestar ishte disi pozitiv duke pasur parasysh se ai u largua nga fusha me barrelë: “Do të bëhet një skanim tjetër. Mendimi është i përzier — një moment mendojmë se nuk është shumë serioze, prandaj po bëjmë dy skanime. Jemi duke pritur që ënjtja të ulet para se të bëjmë një tjetër skanim dhe shpresojmë të kemi më shumë informacion në ditët në vijim,” kishte thënë trajneri i tij te Evertoni, David Moyes, në konferencën për shtyp para ndeshjes së Toffees kundër Aston Villa.

Por dje, rezultatet e skanimit u bënë të ditura dhe deklarata pas ndeshjes e Moyes ishte më shqetësuese: “Mendojmë se do të jetë jashtë fushave për rreth 10-12 javë. Është dëmtim i ligamentit të kyçit të këmbës. Ka shumë gjasa që ai do të duhet të kthehet te Chelsea”.

Rikthimi pothuajse i sigurt te Chelsea
Nëse rikuperimi zgjat 12 javë dhe më pas i nevojitet një muaj për të arritur formën optimale, atëherë sezoni i tij përfundon. Nuk ka kuptim të qendrojë te Everton. Pritet që ai të kthehet te Chelsea menjëherë për të nisur rehabilitimin e tij më të fundit. Një tjetër kapitull i trishtuar është shkruar në historinë fatkeqe të Armando Brojës, i cili ishte shumë pranë të konsolidohej në ekipin e parë të Chelsea, por që nga ajo kohë ka vuajtur vetëm nga një dëmtim pas tjetrit.

Një tjetër sezon në “kosh”
Dy dëmtime në harkun e pesë ditëve, kur kishte debutuar me Everton vetëm në 4 dhjetor, pavarësisht se u huazua që në verë, kanë bërë që sezoni i Brojës të katandiset në vetëm 6 ndeshje mes Premier League e FA Cup dhe mizerjen e 179’. Armando Broja me llogari të bëra do ti mungojë sërisht Kombëtares në ndeshjet e marsit në debutimin e kualifikueseve të Botërorit dhe është një goditje e fortë për ëndërrat e Sylvinhos, që gjatë gjithë detyrës në krye të Shqipërisë e ka patur në dispozicion vetëm në 4 ndeshje, tre nga të cilat të Euro 2024. Një traumë për sulmuesin mbi të cilin ishin hedhur të gjitha shpresat e tifozëve, por që prej tre vjetësh nuk gjen paqe, Fulham, Chelsea, Everton pak ndeshje shumë dëmtime e mungesë e kuptueshme forme.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top