Broja flet pas humbjes: Mezi e prisja kombëtaren

Sulmuesi Armando Broja ka folur pas ndeshjes me Kilin që u humb 3-0.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

“Isha shumë i kënaqur që hyra. Tifozët janë një gjë e madhe për kombëtaren. Janë lojtari i 12-të. Më pëlqeu që thirrën emrin tim. I falënderoj shumë se kisha 1 vit e gjysmë jashtë. Kam qenë shumë i kënaqur që u ktheva.

Rasti i humbur? Kur më ka ardhur topi me gjoks isha me shpinë nga porta. Desha të bëja gol. Ishim 1-0 për ata dhe nëse bëhej gol aty shkonim 1-1.

Unë kisha shumë që kisha munguar dhe ishte një gjë e madhe për mua që u ktheva. Dëmtimi ishte i vështirë. Trupi mund të jetë ok, por problemi është dhe te koka. Unë jam një lojtar i ri dhe e kam pasur të vështirë që kam ndenjur jashtë” – tha Broja në Tv Klan.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top