Broja dhe Mitaj shpallen “Qytetar Nderi” të Malësisë së Madhe

Dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Mario Mitaj dhe Armando Broja, si dhe boksieri Jurgen Uldedaj janë shpallur “Qytetar Nderi” të Bashkisë Malësi e Madhe, në vlerësim të arritjeve dhe kontributit të tyre në sport.

Ceremonia u organizua nga Bashkia Malësi e Madhe, ku kryetari Tonin Marinaj theksoi rëndësinë e këtyre sportistëve si ambasadorë të denjë të zonës dhe të Shqipërisë në botë, raporton A2.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Mario Mitaj, i cili falënderoi për vlerësimin dhe u shpreh se ky nderim është një motivim shtesë për të vijuar përpara dhe për të dhënë më të mirën në fushën e lojës.

Ndërkohë, në ceremoni morën pjesë edhe familjarët e sportistëve të tjerë të nderuar, përkatësisht Xhevahir Broja, babai i Armando Brojës, si dhe Tonin Uldedaj, babai i boksierit Jurgen Uldedaj, të cilët shprehën mirënjohjen për këtë vlerësim.

Ky nderim vjen në një moment të rëndësishëm për kombëtaren shqiptare të futbollit, e cila ndodhet në prag të ndeshjes së 26 marsit në gjysmëfinalen e “Play-Off”-it të Botërorit ndaj Polonisë.

Në ceremoninë e organizuar për nder të tre sportistëve nga Malësia e Madhe morën pjesë përfaqësues politikë, të afërm, si dhe sportistë të rinj të zonës, të cilët shohin tek Mitaj, Broja dhe Uldedaj modele frymëzimi për të ndjekur ëndrrat e tyre në sport.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top