Broja dhe Hoxha kthehen në çështje: Sylvinho nën akuzë për zgjedhjet

Spanja shumë e fortë edhe me rezerva e megjithatë Shqipëria pati shanset e saj për të shënuar. Ndoshta jo aq pjesën e parë sa në minutat kur në fushë u futën Armando Broja e Arbër Hoxha. Qendërsulmuesi bëri gjithçka që Manaj nuk mundi të bënte përballë prapavijës iberike, Hoxha e bëri Jesus Navas të vuante duke krijuar raste në mori, duke i dhënë një tjetër marsh kuqezinjve.

Pikërisht ato 10 minuta kanë vënë teknikun Sylvinho nën akuzë, tifozët kur Broja u ngrit në nxemje kanë thërritur në kor emrin e tij. Sulmuesin shkodran, zhgënjyes për të thënë të vërtetën kundër Italisë, por ashtu si edhe të tjerët, shfaqi gjithë aftësitë e tij në luftën fizike dhe teknikisht i vuri në vështirësi Le Normand dhe Viven. Të dy e patën të vështirë të kontrollonin inkursionet e sulmuesit të Chelsea, që në dy raste i shkoi pranë barazimit. Raya ndali 22 vjeçarin të linte shenjën e parë personale në një Europian.

Arbër Hoxha pastaj është një diskutim i ngjashëm, sepse në të tre ndeshjet ka bërë diferencën sa herë është futur në fushë. Pikërisht ku mori vendin e Bajramit anësori i Dinamo Zagreb tregoi fytyrën e një Shqipërie ndryshe, që mbështeti Spanjën te litarët, edhe pse fatkeqësisht nuk mundi t’i jepte goditjen fatale.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top