Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Serbia nuk ka asnjë obligim nga Marrëveshja e Ohrit, ndërsa për Kosovën thotë se e ka obligim themelimin e Asociacionit. Por, ajo pretendoi se s’beson që Kosova do ta bëjë Asociacionin.
“Nuk besoj se do të ndodhë”, tha ajo për“Blic.rs”
Ajo tha se opozita në Serbi po sulmon qeverinë dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç në lidhje me Kosovën sepse nuk ka një agjendë reale politike.
“Prandaj po mundohet të krijojë programin e saj të bazuar në mashtrimin me vetëdije të qytetarëve”, tha ajo.
Bërnabiç tha se protestat e opozitës dhe frika për Kosovën nuk shqetësohen për Kosovën dhe se frika e tyre është false, sepse nuk u ka mbetur gjë tjetër si agjendë politike.