Britney Spears shpërthen pas intervistës së Sam Asghari

Britney Spears ka reaguar me fjalë të ashpra në rrjetet sociale kundër ish-partnerëve të saj, pak pasi ish-bashkëshorti Sam Asghari deklaroi se martesa me të dëmtoi karrierën e tij.

“Një javë jashtëzakonisht e errët dhe nuk ndjej aspak dashuri – dhe sinqerisht, do t’ua ktheja me të njëjtën mënyrë!!!” shkroi Spears në një postim të gjatë në Instagram të martën.

Spears  tha se ndjenja e zhgënjimit ndaj njerëzimit kishte filluar që në fillim të vitit dhe se ishte e lodhur nga mënyra sesi njerëzit e trajtojnë njëri-tjetrin.

Artistja përmendi dy ish-partnerë  duke thënë se i donte më shumë qentë e tyre sesa vetë burrat. “Ata ishin dy k**va të vërtetë dhe kuptova se i doja më shumë qentë e tyre sepse më përuleshin sa herë hyja në dhomë!!!”

“Djemtë ishin absolutisht mizorë dhe nuk më kapën dorën asnjëherë gjatë 6 viteve në makinë!!! Unë gjithmonë zgjedh kafshët përpara njerëzve,” shtoi këngëtarja.

Postimi vjen vetëm një ditë pasi Asghari deklaroi në Page Six Radio se marrëdhënia me Britney i dha famë, por njëkohësisht e pengoi në karrierë.

“Nuk mund të gënjej – marrëdhënia më dha një platformë publike,” tha ai. “Por më pas njerëzit mendonin: ‘A duam të punojmë me një trajner të zakonshëm që është i lidhur me një yll popi?’”

Britney dhe Sam u njohën në vitin 2016 gjatë xhirimeve të klipit Slumber Party. U martuan në qershor 2022, por Asghari kërkoi divorcin në gusht 2023. Divorci u finalizua në maj 2024 dhe sipas burimeve, u zgjidh në mënyrë “paqësore” falë një kontrate paramartesore.

Në kujtimet e saj, The Woman in Me, Spears e quajti Asgharin “një dhuratë nga Zoti”, por nuk përfshiu ndarjen, pasi ndodhi pas botimit të librit. Nga ana tjetër, Asghari e quajti komentin e saj “të bukur” dhe tha se ndihet krenar për të.

Spears ka qenë më parë e martuar me Kevin Federline, me të cilin ka dy djem, si dhe me Jason Allen Alexander në vitin 2004.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top