Britney Spears i është kundërpërgjigjur kritikave pasi u akuzua se kishte lënë papastërti të qenve në dyshemenë e vilës së saj luksoze.
“Turp për ata që gjykuan shtëpinë time ndërsa isha me pizhamat e mia!!!” – shkroi këngëtarja 43-vjeçare në një postim në Instagram të martën.
Spears kaloi shpejt në një temë tjetër, duke komentuar një foto të Justin Bieber me djalin e tij, Jack, të cilën e kishte ndarë bashkë me postimin:
“Jam e dashuruar me këtë foto!!! Shumë, shumë e bukur!!!”
Diskutimet nisën pas një videoje të shpërndarë më 18 gusht, ku Spears shfaqej duke kënduar dhe rregulluar një ring light në sallon. Në sfond, një nga qentë e saj kalonte pranë dhe në dysheme shihej qartë jashtëqitje. Në atë kohë, ajo kishte theksuar se ishte “duke pastruar shtëpinë si kurrë më parë.”
Megjithë reagimin e saj, miqtë dhe të afërmit e këngëtares së “Toxic” janë të shqetësuar për të. Një burim për Daily Mail u shpreh se Spears “po kalon një episod” dhe se shtëpia e saj është “në rrëmujë,” duke shtuar se ajo nuk po funksionon si një e rritur në përditshmëri.
“E kemi parë të kalojë të njëjtën gjë disa herë. Ajo po e lufton vetë, si gjithmonë,” tha burimi, duke sqaruar se nuk ka plane për ndonjë ndërhyrje në këtë moment.
Kujtojmë se në shkurt 2023, pak më shumë se një vit pas përfundimit të kujdestarisë së saj, familja dhe miqtë kishin planifikuar një ndërhyrje për Britney-n, por plani nuk u realizua.