Britney Spears pranon tradhëtinë ndaj Justin Timberlake

Britney Spears thuhet se ka pranuar se ka tradhtuar Justin Timberlake me balerinin dhe koreografin Wade Robson në kujtimet e saj të reja.

Këngëtarja e “Toxic” shkruan për një flirt të shkurtër me Robson, i cili më vonë u bë i famshëm pas aluzave ndaj Michael Jackson për abuuzim seksual, raportoi të mërkurën US Sun.

“Ne ishim jashtë një natë dhe shkuam në një bar spanjoll. Unë u putha me të atë natë,” tregon ajo në “The Woman in Me”, e cila do të dalë më 24 tetor.

Spears shkruan se ajo dhe këngëtari i “Mirrors” “ranë dakord të kalonin” tradhtinë duke pasur parasysh vitet që ajo ishte “besnike ndaj Justin” dhe “kishte sy vetëm për të”.

Këngëtarja gjithashtu pretendon se Timberlake e tradhtoi atë me “një tjetër personazh të famshëm”, për të cilin shumë fansa besonin se ishte këngëtarja Nicole Appleton.

Paparazzi e kapi Timberlake me Appleton, e cila ishte pjesë e grupit të vajzave angleze All Saints, ndërsa po shkonin në hotelin e tij në Londër pas një nate në 2000.

Një copëz gazete e vjetër, të cilën fansat e kanë rishfaqur në mediat sociale, tregon si Timberlake, atëherë 19 vjeç dhe Appleton, atëherë 25 vjeç, u fotografuan në sediljen e pasme të një makine në një përpjekje të pasuksesshme për t’u fshehur nga paparacët.

Thuhet se Spears nuk e përmend emrin e këngëtares pasi ajo tani është “e martuar me fëmijë”. Appleton ndan djalin Gene, 22 vjeç, me ish-burrin e saj, frontmenin e Oasis Liam Gallagher dhe vajzën Skipper, 3 vjeç, me bashkëshortin e saj aktual, Stephen Haines.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top