Britney Spears: Njerëzit nuk e dinë të vërtetën

Britney Spears duket se ka sekrete që nuk është ende gati t’i tregojë, pavarësisht se kujtimet e saj të shumëpritura, “The Woman In Me”, do të dalin brenda një muaji.

“Ka kaq shumë gjëra që kam mbajtur private dhe njerëzit do i zbulojnë një ditë… deri atëherë, ka 3 anë për çdo histori !!!” shkroi Britney përmes Instagram Story. “Ana juaj, ana ime dhe e vërteta !!!”

Spears nuk hyri në detaje në postimin e saj se çfarë informacioni po fsheh aktualisht, por ajo la të kuptohet se ka të bëjë me gjërat “më të errëta” që ka përjetuar në jetën e saj.

Vitin e kaluar, Page Six publikoi lajmin se Princesha e Pop-it kishte nënshkruar një marrëveshje prej 15 milionë dollarësh për të treguar gjithçka, vetëm tre muaj pas përfundimit të konservatorit të saj të diskutueshëm 13-vjeçar.

Në një deklaratë pë shtyp thuhet se “Woman In Me” është “një histori e guximshme dhe mahnitëse për lirinë, famën, amësinë, mbijetesën, besimin dhe shpresën”.

Britney përfundoi shkrimin e kujtimeve në prill, katër muaj përpara se Sam Asghari të aplikonte për divorc nga aktorja e “Crossroads”. Megjithatë, Page Six mësoi në atë kohë se ndarja nuk do të ndikojë në publikimin e librit më 24 tetor, pasi detajet e divorcit nuk do të përfshihen në të.

 

 

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top