Britney Spears raportohet se ka ndërprerë çdo komunikim me të afërmit e saj, në një kohë kur sjellja e saj po konsiderohet “shqetësuese”.
Pas publikimit të fotove ku këngëtarja shihej duke dalë nga një bar vere me një gotë shampanje në dorë, burime pranë familjes thonë se ajo ka “zhdukur” të gjithë nga jeta e saj.
“Ajo nuk i kthen mesazhet, nuk hap telefonin dhe nuk lexon as mesazhet direkte,” – tha një i afërt për Daily Mail. “Është shumë zhgënjyese. Ne vetëm duam të dimë që është mirë, që po kujdeset për veten. Por ajo nuk do të ketë asnjë kontakt me ne.”
Një burim i dytë thekson se sjellja e 43-vjeçares “po ngre shumë flamuj të kuq”, ndërsa një tjetër mbrojti Spears-in duke thënë se ajo “nuk ka ndërmend të rikthehet te një familje që e ka kontaktuar vetëm kur gjërat shkojnë keq”.
Familjarët thuhet se do të presin edhe disa ditë përpara se të tentojnë sërish ta kontaktojnë gjatë pushimeve të javës së ardhshme – dhe nëse nuk funksionon, do të përpiqen sërish rreth ditëlindjes së saj më 2 dhjetor.
Të martën, Spears u fotografua duke dalë nga Stonehaus Winery & Bar në Kaliforni, me një gotë shampanje në dorë. Ajo u pa më pas duke ecur drejt makinës, përpara se t’ia kthente gotën një punonjësi të lokalit.
Edhe pse u përfol se ajo po konsumonte alkool, ekipi i Britney-t këmbënguli se ajo nuk kishte pirë asnjë lloj pijeje.Vetë Britney reagoi në Instagram duke e quajtur setin fotografik “fotot më të këqija ndonjëherë” dhe akuzoi paparacët se janë “jashtëzakonisht të këqinj”.
“Nuk mund të shkoj askund pa u ndjekur. Është fyese,” – shkroi ajo.
Muajin e kaluar, një tjetër video e Spears duke ngarë makinën natën pas një daljeje me miqtë shkaktoi sërish shqetësime. Në të njëjtën kohë, ish-bashkëshorti i saj, Kevin Federline, ishte duke promovuar librin e tij “You Thought You Knew”, ku ai pretendon se Spears e tradhtoi dhe përdorte drogë gjatë periudhës që ushqente me gji. Këngëtarja i mohoi fuqimisht akuzat, duke e quajtur Federline-in “gaslighter”.