Britney Spears: Martesa me Sam Asghari ishte një mashtrim

Britney Spears është rrëfyer me sinqeritet për vitet më të vështira të jetës së saj, duke e cilësuar martesën me Sam Asghari si një mashtrim për ta shpërqendruar veten nga dhimbja e shkaktuar nga largësia me djemtë e saj, Sean Preston dhe Jayden James.

Në një postim të gjatë në Instagram të dielën, këngëtarja 43-vjeçare pranoi se ka qenë larg nga fëmijët për tre vite.

“Jemi vetëm njerëz, kaq të brishtë dhe të ndjeshëm. Vitet më të vështira të jetës sime ishin 3 vitet që nuk isha me fëmijët e mi,” shkruajti Spears.

Ajo rrëfen se nuk kishte asnjë komunikim me ta — as telefonata, as mesazhe — dhe se i vetmi mekanizëm mbijetese ishte mohimi dhe lotët.

“Isha në shok. Sekreti im për të mbijetuar ishte mohimi… dhe shumë lot. Është e çuditshme, ishim të martuar me Sam, por ndihesha sikur gjithçka ishte një mashtrim për të më ndihmuar të përballoja dhimbjen.”

Spears, e njohur për hitet e saj si “Gimme More” dhe “Toxic”, shtoi se tani ndien se po fillon të shërohet.

“E kuptoj që jam duke u shëruar sepse kam uri sërish… si një fëmijë. Kur ha, ndjej sikur është hera e parë që provoj ushqim në jetë.”

Ajo shtoi se ambienti në të cilin jetonte dikur ishte i mbushur me abuzim dhe traumë, dhe se tani ndjehet e çliruar.

“E dua shtëpinë time, por aty kishte shumë abuzim dhe traumë… Sot falënderoj Zotin për ushqimin, për aftësinë për të thënë ‘JO’, për të pasur kontroll mbi trupin tim dhe për të treguar me të vërtetë se kush jam.”

Artisja përfundoi postimin duke thënë: “Shpirti im s’ka përjetuar kurrë më parë një lidhje kaq të thellë me ushqimin… Po ha akullore me biskota dhe krem tani… Zoti ju bekoftë të gjithëve.”

Britney dhe Sam Asghari u takuan në vitin 2016 gjatë xhirimeve të videoklipit të saj “Slumber Party” dhe u martuan në qershor të vitit 2022 në një ceremoni luksoze me shumë të ftuar VIP.

Por vetëm një vit më pas, në gusht 2023, Asghari kërkoi divorc duke përmendur “mospajtime të pakapërcyeshme”. Divorci u finalizua në maj 2024.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top