Britney Spears flet për familjen: “Ata më kanë lënduar”

Pasi fitoi betejën ligjore me të atin, Jamie Spears, Britney ka vendosur të thyejë heshtjen me një reagim përmes rrjetit social. Instagram.

Ajo shpërndau kopertinën e librit të autores Jennette McCurdy “I’m glad my mod died” (“Jam e lumtur që nëna ime vdiq”), duke shkruar: “Një libër shumë i mirë”! Pas këtij postimi artistja theksoi faktin se gjatë rritjes është lënduar jo pak herë nga prindërit e saj.

“Familja ime më lëndoi! Drejtësi nuk ka pasur dhe ndoshta nuk do të ketë kurrë! Mënyra se si u rrita, më mësuan gjithmonë formimin e së drejtës dhe të gabuarës, por pikërisht dy njerëzit që më edukuan me atë metodë më lënduan,” shkroi Britney.

 

Këngëtarja vijoi, Jam shumë me fat që jam këtu. Këto gjëra nuk ua kam thënë përballë.. Shprehem përmes postimeve në instagram pasi sinqerisht nuk besoj se do isha e sigurt nësedo ua thoja fizikisht. Fëmija brenda meje e ndjen që ata mund të shkatërronin gjithçka. Më mungon shtëpia ime në Louisiana dhe doja që një ditë ta vizitoja sërish, por ata morën gjithçka.” 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top