Britney Spears dhe Sam Asghari nxisin aludimet për ndarje

Britney Spears dhe Sam Asghari hoqën unazat e tyre të martesës përpara se artistja të nisej për pushime pa burrin e saj.

Spears ka shijuar pak pushim dhe relaksim me miken dhe menaxheren e saj prej shumë kohësh, Cade Hudson, ndërsa Asghari ishte në Los Angeles. Unaza e këngëtares “Toxic” nuk gjendej askund teksa ajo mbërriti në aeroportin e LAX të martën në fotot e marra nga Daily Mail, të cilat e tregojnë atë duke u futur në një SUV me një arush pelushi.

Sam ndërkohë, u fotografua duke u larguar me një makinë – gjithashtu pa unazën e tij. Pavarësisht rastësisë , një burim tregoi për Page Six se aktori hoqi unazën sepse po xhironte një projekt. Vetëm muajin e kaluar, çifti ndau foto të tyre duke shkuar në Target me veshje të ngjashme për një ditë pazari. Me sa duket, gjithçka ishte mirë me martesën e tyre në atë pikë.

Të nesërmen, Spears mohoi një raport se ajo “pothuajse kishte vdekur” përpara ndërhyrjes së dështuar të familjes së saj dhe përfshiu një mesazh mbështetjeje nga Asghari, me të cilin u martua në qershor 2022. “Siç thotë më së miri i shoqi im: mos besoni gjithçka që lexoni !!! Shumë dashuri për ju”, shkroi ajo në postimin e saj.

Edhe Sam lëshoi një deklaratë të tij duke konfirmuar se ndërhyrja, e cila ishte planifikuar për shëndetin e Spears, nuk u realizua- por ai gjithashtu nuk e mohoi se një e tillë ishte në punë.“Gruaja ime është në kontroll të plotë të jetës së saj dhe do të vazhdojë të marrë të gjitha vendimet që përfshijnë kujdesin e saj pavarësisht nga rrethanat,” tha ai. “Spekulimet për shëndetin e saj janë të papërshtatshme dhe duhet të përfundojnë menjëherë.”

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top