Britney Spears del në mbrojtje të Justin Bieber: “Turp për ju”

Britney Spears ka reaguar ndaj kritikave që mori Justin Bieber pasi publikoi foto të tij me djalin e vogël gjatë promovimit të albumit të ri Swag II.

Në disa imazhe bardhë e zi të ndara më 5 shtator, Bieber shihet pa bluzë dhe me xhinse teksa mban në krahë djalin e tij 1-vjeçar, Jack Blues Bieber.

Më 9 shtator, Spears, 43 vjeç, ripostoi një nga fotot në Instagram duke shkruar:
“Turp për ata që më gjykuat kur dilja me pizhame!!! Unë jam e dashuruar me këtë foto!!! Shumë, shumë e bukur!!!”

Justin prej kohësh ndan foto me djalin e tij në rrjete sociale, gjithmonë duke ia mbuluar fytyrën. Vetëm një ditë para reagimit të Britney-t, ai publikoi disa pamje nga një ditë e kaluar me Jack, ku të dy shiheshin me shpinë nga kamera, duke shijuar natyrën.

Reagimi i Spears vjen pak kohë pasi ajo foli edhe për martesën e saj me Sam Asghari, nga i cili u divorcua në vitin 2024. Britney pranoi se periudha më e vështirë e jetës së saj ishin vitet kur ishte e ndarë nga djemtë e saj, Jayden James dhe Sean Preston, që i ka me ish-bashkëshortin Kevin Federline.

Në një postim në Instagram më 24 gusht, i cili tashmë është fshirë, Spears, 43 vjeç, shkruante:
“Jemi thjesht njerëz, kaq të brishtë dhe të ndjeshëm. Vitet më të vështira të jetës sime ishin ato tre vite kur djemtë e mi ishin larg meje… Nuk mund të telefonoja apo të dërgoja mesazhe. Sekreti im për të mbijetuar ishte mohimi dhe shumë lot. Është e çuditshme, unë dhe Sam ishim të martuar, por ndonjëherë ndjehej si një mashtrim i rremë, thjesht një shpërqendrim për të përballuar dhimbjen…”

Këngëtarja, që ka dy djem – Jayden James dhe Sean Preston – me ish-bashkëshortin Kevin Federline, u martua me Sam Asghari në vitin 2022, por martesa përfundoi vetëm pas 14 muajsh. Divorci i tyre u finalizua në maj të vitit 2024.

Pas këtyre deklaratave, Asghari reagoi përmes një përfaqësuesi të tij, duke thënë se martesa ishte reale për të:
“Ajo mund të ketë qenë e shkurtër, por ne ishim bashkë për shtatë vite. E doja dhe do ta dua gjithmonë, i uroj vetëm më të mirat.”

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top