Britania teston me sukses raketat hipersonike, cilësohet ‘avancim kritik’ për aftësitë mbrojtëse

Britania e Madhe ka testuar me sukses motorin e ri për raketat hipersonike, duke shënuar kështu një arritje të rëndësishme në aftësitë e saj mbrojtëse, përcjell Gazeta Metro.

Këto kërkime të fundit teknologjike të Britanisë do t’ia mundësonin raketës hipersonike të udhëtojë me një shpejtësi të madhe prej disa mijëra kilometrash në orë.

Këto armë të reja do të kenë një rreze veprimi shumë më të gjatë sesa raketat e zakonshme, raporton GB News.

Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se kërkimi do të sigurojë një “aftësi transformuese” që jep përparësi operacionale për forcat e ardhshme të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar.

Testimi ishte pjesë e një ekipi të përbashkët të udhëhequr nga Laboratori i Shkencës dhe Teknologjisë së Mbrojtjes (Dstl) dhe Laboratori Kërkimor i Forcave Ajrore të SHBA-së.

Një total prej 233 testesh statike të suksesshme u kryen në Qendrën Kërkimore Nasa Langley në Virginia, SHBA.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top