Brian Cox, kundër Meghan Markle: Ajo e dinte çfarë po bënte

Brian Cox beson se Meghan Markle “e dinte se çfarë po bënte ” duke u martuar me Princin Harry.

Aktori i “Succession” pohoi në një intervistë të Haute Living New York, se Markle “qartësisht” kishte “ambicie” për t’u bashkuar me familjen mbretërore përpara se të martohej në 2018. Cox vuri në dukje se nuk duhet të befasohet nga drama që ajo dhe Harry, krijuan duke u larguar nga familja mbretërore. “Nuk mund të hysh në një sistem ku dikush tashmë është trajnuar të sillet në një mënyrë të caktuar dhe më pas të presësh që ata të shkëputen nga vetja,” shpjegoi ai.”Dua të them, ajo e dinte se në çfarë po futej.”

Më vonë gjatë intervistës, fituesi i Emmy tha se do të dëshironte të shihte Mbretërinë e Bashkuar “të lëvizte përpara” nga anëtarët e familjes mbretërore. “Për mendimin tim, ne nuk duhet të kemi një monarki,” shtoi aktori. “Nuk është e zbatueshme; nuk ka kuptim.” Deklaratat e Brian erdhën pas shfaqjes së dokumentarëve të çiftit “Harry & Meghan” në Netflix. Në shfaqjen e drejtuar nga Liz Garbus, cifti folën sinqerisht për atë që përjetuan “pas dyerve të mbyllura” përpara se të transferoheshin në Shtetet e Bashkuara. Duka i Sussex në mënyrë të ngjashme nuk u përmbajt në kujtimet e tij “Spare”, botuar muajin pasardhës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top