Brazili zgjedh trajnerin e ri, është Dorival Junior: “Realizimi i një ëndërre”

Dorival Junior, ish-trajneri i Flamengos (me të cilin fitoi Libertadores në vitin 2022) dhe trajneri aktual i Sao Paolo, është tekniku i ri i Brazilit. Ai do të marrë vendin e lënë bosh nga Diniz, që e kishte marrë detyrën në mënyrë të përkohshme. Diniz u shkarkua nga Seleçao pas vetëm 6 muajsh dhe 6 ndeshjesh të luajtura.

Trajneri 61-vjeçar Dorival Junior pranoi propozimin e presidentit të Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues. Dorival ia komunikoi vendimin e tij bordit drejtues të San Paolo, me të cilën zhvilloi dje seancën e fundit stërvitore. Asistentët Lucas Silvestre (djali i tij) dhe Pedro Sotero do të qëndrojnë te San Paolo, derisa bordi i drejtorëve të gjejë një zëvendësues. Më pas do të kalojnë edhe ata te “Seleçao”.

 

“Është realizimi i një ëndrre personale, që u bë e mundur vetëm sepse mora mirënjohjen për punën e bërë te San Paolo. Për këtë më duhet t’ju falënderoj për pjesëmarrjen në këtë periudhë të rëndësishme rindërtimi, të udhëhequr me kompetencë nga presidenca dhe këshilli. Falë investimeve në infrastrukturë dhe projekte të viteve të fundit, klubi është gati të mirëpresë profesionistët më të kualifikuar në treg. Gjithashtu dua të falënderoj tifozët për gjithë dashurinë dhe mbështetjen e tyre”, tha Dorival Junior në një mesazh social të klubit paulist.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top