Brazili një dështim, Ronaldo e plani “fenomenal”: bëhet president e sjell Guardiolën

Brazili po kalon një krizë të pa precedentë në nivelin e triumfeve. Kombëtarja, megjithë talentet e saj, nuk arrin të shkëlqejë dhe rezultatet mungojnë. Për t’i ardhur në ndihmë të saj, vjen Ronaldo Fenomeni.

Njëherë Brazili dominonte dhe trembte kundërshtarët. Duket sikur kanë kaluar shekuj që nga ato kohë kur Selecao ishte gjithmonë protagonist kryesor në konkurrenca. Tani situata është krejt e kundërta dhe, megjithë disa emra të talentuar, Brazili nuk tremb më askënd. Botërori i fundit ishte një dështim dhe edhe në Copa América gjërat nuk shkuan ashtu siç pritej.

Futbolli brazilian po reflekton për të ardhmen dhe, në muajt e fundit, ka pasur zëra që sugjeronin se duhet të vlerësohen vetëm lojtarët që luajnë në vendin e tyre dhe ata duhet të jenë të vetmit që të ftohen në Selecao. Zgjedhjet për presidentin e federatës braziliane të futbollit po afrojnë dhe njëri nga kandidatët që mund të shpallet fitues është ai që e bëri të madh Brazilin: Ronaldo Fenomeni.

Ronaldo dhe projekti Guardiola
Ronaldo ka përvojë në nivelin e drejtimit, pasi është president i Real Valladolid dhe tani dëshiron të bëjë hapin e madh për t’u bërë president i federatës braziliane të futbollit. Emri i tij gëzon një respekt të madh në mjedisin brazilian dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të fitojë zgjedhjet. Fenomeni tashmë ka një plan të qartë për të fituar mbështetje: të sjellë Pep Guardiola si trajner të Brazilit. Nëse kjo realizohet, do të ishte një kombinim i fuqishëm që do të trembte çdo kombëtare!

Sipas mediave braziliane, ky është asi nën mëngë i Fenomenit Ronaldo për t’u zgjedhur. Guardiola ka ende një kontratë deri në vitin 2026 me Manchester City, por një “joshje” e tillë e nivelit të lartë mund të bëjë që të anulohet çdo lloj kontrate. Një skenar tërheqës, por me kohë të kufizuar, pasi në vitin 2026 do të zhvillohet Botërori i Futbollit.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top