Brajan Gruda shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes në triumfin e Gjermanisë ndaj Serbisë

Gjermania ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Serbisë, duke e mposhtur me rezultat 3-1 në një ndeshje ku dominoi në pjesën më të madhe të lojës.

 


Një ndër lojtarët më meritorë për këtë fitore të gjermanëve ishte padyshim edhe futbollisti me prejardhje shqiptare Brajan Gruda.

 

Gruda ishte autor i golit të tretë të Gjermanisë, duke realizuar në minutën e 50-të për 3-0 pas asistimit nga Joshua Kimmich.

 

Për golin e shënuar dhe paraqitjen e tij të përgjithshme në këtë ndeshje, Gruda u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore duke marrë notën 8.9.

Përveç golit, Gruda pati gjithashtu edhe një rast të madh për gol të krijuar, kompletoi 40 pasime të sakta si dhe pati nëntë driblime të suksesshme.

Talenti shqiptar gjithashtu fitoi edhe 12 duele në fushë me kundërshtarët, duke bërë kështu një paraqitje tejet të kompletuar.

 

22-vjeçari do të shpresojë që ta vazhdojë këtë formë të mirë edhe pas tri ditësh, kur Gjermania do të jetë nikoqire e Holandës në Berlin.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top