Brad Pitt i rikthehet alkoolit pas shtatë vitesh: Duhet të jem i përgjegjshëm në këtë drejtim

Aktori i njohur Brad Pitt ka bërë të ditur se ka nisur sërish të konsumojë alkool, pas shtatë vitesh pa pirë dhe 18 muajsh pjesëmarrje në programin e Alcoholics Anonymous.

Në një intervistë për “Esquire”, 62-vjeçari ka thënë se tashmë konsumon vetëm disa gota verë dhe se përpiqet ta mbajë situatën nën kontroll.

“Mund të pi disa gota verë. Por nuk mund të pi shumë. Duhet të jem i përgjegjshëm dhe profesional në këtë drejtim”, deklaroi Pitt, raporton The Hollywood Reporter.

Deklarata ka hapur debat mbi mundësinë që një person me histori të varësisë nga alkooli të rikthehet te konsumimi i moderuar. Specialisti i varësive Joe Schrank ka theksuar se një rikthim i tillë nuk duhet konsideruar automatikisht si dështim, por ka paralajmëruar se vetëvlerësimi i kontrollit mbi alkoolin mund të jetë problematik.

Edhe profesori i psikiatrisë në Stanford, Keith Humphreys, vlerësoi se disa persona me probleme të mëparshme mund të arrijnë konsum më të kufizuar, megjithëse kjo nuk është e garantuar dhe varet nga rrethanat individuale.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top