Brad Pitt flet për eksperiencën e tij me Alcoholics Anonymous

Brad Pitt ka folur për herë të parë për eksperiencën e tij me Alcoholics Anonymous (AA) në një intervistë të hënën, më 23 qershor, në emisionin Armchair Expert me Dax Shepard.

Dy aktorët diskutuan gjithashtu se si janë njohur me njëri-tjetrin në një takim të AA.

Pitt, fitues i çmimit Oscar dhe 61 vjeç, e quajti AA një “gjë të mrekullueshme”, duke shtuar: “E mendoja si një mundësi për burra të shkëlqyer që ndajnë eksperiencat e tyre, gabimet, dëshirat, dhimbjet dhe shumë humor.” Ai e cilësoi këtë përvojë si shumë speciale.

Shepard, 50 vjeç, i cili ka folur shpesh për luftën e tij me abuzimin me substanca, e pyeti Pitt nëse ishte “i shqetësuar” për të folur publikisht me të pas takimit të tyre në AA, duke e cilësuar situatën si “një moment të lartë të ndershmërisë dhe vulnerabilitetit”. Por Pitt e siguroi atë se ishte “shumë i qetë” gjatë takimit.

Aktoti theksoi se, edhe pse fillimisht ishte pak “i turpëruar” kur iu bashkua grupit të AA, ai nuk hezitoi të hapet për shkak të momentit të vështirë që po kalonte atëherë.

“Ishe një periudhë shumë e vështirë. Isha thuajse në gjunjë, dhe isha shumë i hapur,” tha Pitt.

“Po provoja çdo gjë. Ishte një periudhë që kisha nevojë për një rinisje. Kishte disa aspekte ku duhej të zgjohesha. Dhe kjo përvojë kishte shumë vlerë për mua.”

Brad ka folur më parë për kohën e tij në AA në një intervistë për New York Times në vitin 2019, ku zbuloi se ishte regjistruar në program në vitin 2016 pas divorcit nga Angelina Jolie.

“Ka pasur një liri të madhe në faktin që mund të shfaqja anët më të shëmtuara të vetes,” u shprej Pitt në atë intervistë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top