Brad Pitt fiton një tjetër betejë ligjore ndaj Angelina Jolie

Sipas dokumenteve të publikuara nga Page Six, një gjykatës në Michigan vendosi se avokatët e kompanisë Stoli kishin penguar në mënyrë të padrejtë dëshminë e një personi kyç gjatë hetimeve për shitjen e aksioneve të Angelina Jolie në biznesin e verës në vitin 2021.

Bëhet fjalë për Todd Culyba, ish-këshilltar ligjor i kompanisë Stoli, i cili gjatë një dëshmie në dhjetor refuzoi t’u përgjigjej 33 pyetjeve pasi ishte udhëzuar nga avokatët e kompanisë të mos fliste për disa detaje të marrëveshjes.

Pyetjet kishin të bënin me rolin e Yuri Shelfer, pronarit të grupit Stoli, në blerjen e pjesës së Angelina Jolie në Château Miraval.

Gjykatësi vendosi se informacionet për aspektin biznesor të marrëveshjes nuk mbrohen nga konfidencialiteti mes avokatit dhe klientit, ndaj dëshmitari duhet të rikthehet dhe t’u përgjigjet pyetjeve që më parë kishte refuzuar.

Konflikti mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie nisi në vitin 2022, pasi Pitt pretendoi se ish-bashkëshortja e tij e shiti pjesën e saj në Château Miraval pa miratimin e tij, edhe pse sipas tij ata kishin rënë dakord që asnjëri të mos e shiste pronën pa pëlqimin e tjetrit.

Nga ana tjetër, Angelina Jolie ka mohuar ekzistencën e kësaj marrëveshjeje dhe ka akuzuar Pitt se po përdor proceset gjyqësore për t’u hakmarrë ndaj saj.

Pak javë më parë ishte Jolie ajo që fitoi një tjetër përballje në gjykatë, pasi një gjyqtar refuzoi kërkesën e Pitt për të marrë disa email-e private që lidhen me çështjen e kantinës së verës.

Brad Pitt dhe Angelina Jolie finalizuan divorcin në fund të vitit 2024, pas më shumë se tetë vitesh përballjesh ligjore. Ish-çifti kanë gjashtë fëmijë së bashku.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top