Brad Pitt: Divorci me Jolie më shkatërroi

Brad Pitt ka filluar një kapitull të ri në jetën e tij pas ndarjes nga Angelina Jolie.

Një burim për Us Weekly është shprehur se divorci e kishte “kontrolluar jetën e tij për shumë vite”. “Ai e ka dashur shumë [Angelina-n] dhe e di që ka bërë gabime,” tha burimi, duke përshkruar situatën si “tejet toksike dhe përçarëse”.

Brad dhe Angelina nisën lidhjen në vitin 2004 dhe u martuan në 2014, por martesa zgjati vetëm dy vite. Gjatë kohës së tyre së bashku, ata krijuan një familje me gjashtë fëmijë: Maddox (23), Pax (21), Zahara (20), Shiloh (19) dhe binjakët Vivienne dhe Knox (16).

Pas ndarjes në vitin 2016, marrëdhënia e Pitt me fëmijët u tensionua, sidomos pas incidentit të diskutuar në avion dhe problemeve me alkoolin. “Ai nuk e fajëson plotësisht Angelina-n, por e pranon se ka përgjegjësi,” tha burimi.

“Pendimi i tij më i madh është që nuk mund të rregullojë marrëdhënien me fëmijët.”

Pavarësisht se beteja ligjore ka përfunduar pas tetë vitesh, burimi thekson: “Nuk ka fitues në këtë rast.”

Aktori 61-vjeçar është përqendruar tani në përmirësimin e vetes dhe në ruajtjen e shëndetit mendor e fizik.

Ai ka treguar në podcast-in “Armchair Expert” se pjesëmarrja në mbledhjet e Anonimëve të Alkoolit (AA) ka qenë thelbësore për shërimin e tij. Ndërkohë, Jolie nuk është ende gati të falë. “Ajo nuk e ka lënë pas krahëve,” tha burimi.

Aktualisht, Pitt është në një lidhje serioze me Ines de Ramon dhe është i lehtësuar që ndarja ligjore ka marrë fund, por pranon se “pasojat do ta ndjekin gjithmonë”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top