Brad Pitt dhe Jennifer Aniston rikthejnë ‘miqësinë’ pas vitesh

Brad Pitt dhe ish-bashkëshortja e tij, Jennifer Aniston, raportohet se kanë afruar sërish marrëdhënien e tyre, duke zhvilluar takime private gjatë periudhës së xhirimeve të sezonit të dytë të “The Morning Show”.

Sipas një raportimi të Daily Mail, Pitt vizitonte rregullisht Aniston në sheshxhirim, ku të dy konsumonin drekë në mënyrë private. Ata thuhet se janë takuar edhe në shtëpinë e aktores, duke shmangur daljet e përbashkëta në publik.

Megjithatë, burimet e cituara nga mediumi theksojnë se takimet nuk kishin prapavijë romantike. Sipas tyre, Pitt dëshironte të rikthente në jetën e tij Anistonin si një mike të besuar, duke vlerësuar sërish lidhjen e tyre miqësore.

Pitt dhe Aniston ishin të martuar nga viti 2000 deri më 2005. Marrëdhënia e tyre miqësore u rikthye në vëmendje në vitin 2020, pas takimit të tyre në ceremoninë e “SAG Awards”.

Aktualisht, Pitt është në lidhje me Ines de Ramon, ndërsa Aniston është e lidhur me Jim Curtis.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top