Braçe: Problematikat e fermerëve dhe blegtorëve u dëgjuan në “Samitin e Cërrikut”

Në Komisionin e Ekonomisë sot u zhvillua një seancë dëgjimore për buxhetin me shoqatat e bizneseve, të cilat prezantuan edhe kërkesat e tyre.

Por deputeti i PS, Erion Braçe tha se këto kërkesa janë dëgjuar shumë herë, ndërsa kritikoi ministrin e Bujqësisë, që sipas tij duhet të kishte reflektuar.

Braçe: Të njëjtat propozime kam shumë vite që i dëgjoj, i keni dëgjuar edhe ju në “Samitin e Cërrikut”. Problemi është që koha ikën, koha për ta është një lopë që kalon moshën, nuk prodhon më aq sa prodhonte në fillim, një lopë që sëmuret dhe bie nga prodhimi. Një fermë që digjet, një fermë që përmbytet e kështu me radhë. Të gjitha propozimet që bëri zotëria apo që ka bërë kohë pas kohë si grup prodhuesish blegtorale nuk kanë kosto për buxhetin e shtetit, janë rregullime në atë që ne kemi sot pa shtuar asnjë lekë kosto mbi buxhetin e shtetit. Kjo historia që ministritë thonë do ta bëjmë ‘kështu siç themi ne’ dhe ju jeni të detyruar ‘të bëni këtë që themi ne’ ka sjellë në këtë gjendje. Unë do bëj një takim të dytë apo të tretë me ministrin e Bujqësisë, por ministri ishte në Cërrik dhe i dëgjoi para 5-6 muajsh. Ka dy muaj në detyrë dhe mund të reflektonte ndonjë gjë me këtë ligjin që ne na erdhi përpara, por ministri tha se “jam i kënaqur me skemën e kompensimit të fermerëve”. Ministri i Financave që ishte edhe ministër i Financave në Samitin e Cërrikut, i ka dëgjuar këto problematike. Tani të bësh gjënë më të thjeshtë edhe vlen, gjeja më e thjeshtë ajo ishte “dil nga Samiti i Cërrikut dhe nxirr policinë në rrugë”, por kjo nuk është gjëja që zgjidh problematikën që kanë në prodhim.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top