Braçe në Kuvend: Para të pista kanë hyrë në treg përmes këmbimit valutor! Banka të ushtrojë kontrolle

Deputeti socialist Erion Braçe, ka ngritur shqetësimin për ndikimin e konflikteve të jashtme në ekonominë vendase, duke vënë theksin te rritja e inflacionit dhe paqëndrueshmëria në tregjet globale.

Gjatë diskutimit për projektrezolutën e Bankës së Shqipërisë, Braçe vuri në dukje se lufta në Gjirin Persik ka shkaktuar ndryshime të shpejta në tregun e hidrokarbureve dhe ushqimeve, duke theksuar se rritja e çmimeve në javët e fundit pasqyron dobësi që kërkojnë ndërhyrje që shkojnë përtej veprimeve të Bankës Qendrore.

Një pjesë thelbësore e fjalës së deputetit socialist iu kushtua integritetit të sistemit financiar, duke bërë thirrje për masa më rigoroze kundër parave të pista.

“Që prej shkurtit të këtij viti jemi në kushte të tjera. Lufta në Gjirin Persik ka vënë kushte në tregje. Inflacioni është në rritje, i ndikuar nga rritja e çmimeve të ushqimeve, pijeve alkoolike, naftës e gazit. Është shoqëruar me importe të larta. Vetëm në dy javët e fundit, ka abuzime të forta në tregun e hidrokarbureve, në të cilin u shënua rënie në bazë të funksionimit të Bordit të Transparencës, lajmeve për shuarje të konflikteve dhe rritje sërish. Rritja e importeve të fabrikuara dhe të freskëta. Kjo sjell në vëmendje dobësitë e dukshme të ekonomisë.

Banka duhet të bëjë ciklin e saj, por të ndihmohet nga ekonomia. Baza e gjerë ekonomike duhet të jetë fokusi jo vetëm i qeverisë, por edhe i Bankës. Të forcojë luftën dhe rregullat kundër pastrimit të parave në treg. Para të pista kanë hyrë në treg përmes zyrave të këmbimit valutor dhe është detyrë e Bankës të forcojë kontrollin. Të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe me sistemin bankar duke forcuar mbikëqyrjen kundrejt institucioneve financiare. Rekomandimi i dytë i shkon qeverisë, të bëjë politikat zhvillimore për monedhën”, tha Braçe.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top