Braçe në Kuvend: E kuptoj që ka njerëz dhe në qeveri që s’duan të bëjnë punën

Deputeti i PS-së, Erion Braçe nuk i ka kursyer kritikat për qeverinë gjatë fjalës së tij në Kuvend. Ai tha se ka bërë kërkesa për informacion në disa ministri dhe agjenci për një seri çështjes, dhe nuk ka marrë përgjigje.

Madje aj tha se ministri i Bujqësisë, Andis Salla kishte refuzuar interpelancën me të. Ai tha se e kupton se disa në qeveri nuk duan të punojnë.

“U bë e disata herë që flas për të njëjtën problematikë këtu. Ka të bëjë me kërkesat për marrjen informacioni me ministrinë e Brendshme, me Bashkinë e Tiranës, për interpelance me ministrat përkatës. Sot kanë skaduar kërkesat për informacion m ministrinë e Brendshme, me AKUKU-n. Kam marrë përgjigje dhe nga ministri i Bujqësisë që thotë; nuk dua të bëj interpelancë me ty! Ministria e Bujqësisë ngarkohet me problematikën për të cilën kam kërkuar informacion. Kam kërkuar informacion për kafshët shoqëruese të braktisura, Agjencia thotë se kam kompetencë dhe ministria thotë; se kam kompetencë. Kam kërkuar që të jepet informacion për kontrollet e ushtruara. E kuptoj se ka njerëz dhe në qeveri që nuk duan të bëjnë punën e tyre, por unë jam këtu për të bërë punën time. Nëse kjo histori vazhdon kështu që 7 kërkesa nuk u jepen informacion, na thoni; mos bëni më kërkesa.”, tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top