Braçe kritika Kadastrës: Të certifikohen tokat bujqësore

Deputeti i PS, Erion Braçe, tha se tokat bujqësore të cilat janë të ndara dhe që nuk kanë konflikte, duhet të certifikohen me njëherë, pa qenë në nevojë të presin në radhë.

“Jemi shumë mbrapa tek toka bujqësore. Sot fshati mbahet me investime të bujqve vetë, ose me paratë e emigrimit. Kapital privat nuk ka, dhe thelbi është një copë letër, certifikata bujqësore.

Tokat bujqësore të ndara për të cilat nuk ka konflikt, të certifikohen njëherë e mirë dhe s’kanë pse presin në radhë apo në aplikim online”, tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top